7 viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

16/09/2020 - 16:53

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 ndërsa janë identifikuar 163 raste të reja.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1721 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-33, Kumanovë-17, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-7, Tetovë-13, Strugë-3, Veles-6, Manastir-4, Ohër-2, Kavadar-5, Gostivar-8, Gjevgjeli- 3, Strumicë-18, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçani-11, Probistip-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Valandovë-2, Vinicë-2, Delçevë-7, Shën Nikollë-1, Kërçovë-3, Resnjë-2.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 7 viktima, dy pacientë nga Struga (78 dhe 80- vjeç), një pacient nga Koçani (77-vjeç), një nga Strumica (44-vjeçar), nga Shkupi (72-vjeçar), një nga Manastiri (79-vjeçar) dhe një pacient nga Gostivari (79-vjeçar).

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 132 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 668.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 16088 persona, prej tyre, 13550 janë shëruar dhe numri i rasteve aktive është 1870.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur ditën e sotme se do të nisë një rishikim i të dhënave mbi numrin e viktimave lidhur

Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç, i është ndaluar hyrja në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Një bandë shumë-anëtarëshe, kryesisht të mitur, të cilët kryenin sistematikisht grabitje në zonën më të madhe të qendrës së Athinës u shp

Ministria e Shëndetësisë greke ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 416 ra

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Shuplakat”, ndërsa është dënuar me 1 vit e 6

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa ka paralajmëruar arrestimin e presidentit të Kosovës, Has

Maqedonia e Veriut ka bërë një tjetër hap drejt lehtësimit dhe pritet të hapë kufijtë pa detyrimin e tamponit për të gjitha vendet e rajo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes dy

Gazeta serbe "Informs" e njohur si përkrahëse e qeverisë në faqen e parë këtë të hënë, ia ka kushtuar një shkrimi me doza të forta nacion