Ka shkuar në 695 numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, ku sot janë konfirmuar 71 raste të reja.

114 persona janë në spital dhe 35 në kujdes intensiv. Gjatë ditës së sotme, 2 persona humbën jetën nga Covid-19 në Greqi, duke e çuar numrin total në 17 persona.

Ndërkohë, sipas institucioneve, pritet që nga koronavirusi të preken 8 mijë deri në 10 mijë persona.