8 të vdekur nga gripi në Greqi. 28 janë në spital në gjendje kritike

16/01/2020 - 22:24

Rritja dramatike e numrit të sëmurëve me grip në 15 ditët e para të këtij viti është shokuese, por e pritëshme theksojnë specialistët e shëndetit pasi tetë persona kanë humbur jetën prej 6 Janarit në Greqi.

Përveç viktimave edhe 28 persona të tjerë kurohen me komplikacione të rënda në repartet e reanimacionit dhe mjekët japin alarmin për vaksinimin sa më të shpejtë sidomos të grupmoshave me rrezikshmëri të lartë, si fëmijët dhe të moshuarit.

Panajotis Kolaras, mjek i sëmundjeve infektive në Selanik, thotë se njerëzit duhet të ishin vaksinuar. Nuk është vonë, duhet të vaksinohen të gjithë sepse nga tetë personat që humbën jetën dhe 28 të prekurit nga virusi, 90% ishin të pavaksinuar.

Në fakt prej Krishtlindjeve agjensia evropiane e shendetit ECDC kishte paralajmëruar për përhapjen e virusit të gripit H1N1, duke u bërë thirrje zyrtarëve dhe gjithë sistemit shëndetësor të jenë në gatishmëri.

Përhapja e virusit favorizohet nga kushtet klimatike ndaj dhe nevojitet kujdes në zbatimin e masave parandaluese.

Specialistët gjithashtu paralajmërojnë se virusi në fjalë do të ketë një përhapje edhe më të madhe në ditët në vijim, pasi periudha e virozave zgjat zakonisht deri në fund të marsit.

Vitin e kaluar në Greqi humbën jetën nga gripi i tipit A dhe komplikacionet që ai shkakton të paktën 152 persona. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

VMRO-DPMNE-ja të martën do të protestojë kundër siç thonë kapjes së organeve gjyqësore nga mafia të cilën e udhëheq Zoran Zaev.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i tha të dielën televizionit proqeveritar Prva, se deri në fund të vitit Serbia do të marrë një ofertë

Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës është e rëndë.

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, po mendon që ta anulojë vizitën e tij të planifikuar në Kinë, për shkak të shpërthimit të koro

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Se

1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përball

Zoran Milanoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kroacisë pasi mposhti në zgjedhjet presidenciale të këtij viti Kolinda Graba

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.