Vazhdon situata e rëndë me Covid 19 në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shëndetësore kanë publikuar shifrat për 24 orët e fundit.

Gjatë kryerjes së 870 tamponeve kanë rezultuar pozitiv 176 persona dhe janë raportuar 9 viktima nga pandemia e koronavirusit.

Shpërndarja e rasteve të rezultuar pozitiv vijon si më poshtë:

– Shkup 61

– Kumanovë 8

– Dibër 1

– Shtip 14

– Prilep 5

– Tetovë 22

–  Strugë 19

– Veles 5

– Bitola 3

– Ohër 14

– Gostivar 7

– Strumicë 1

– Kochani 2

– Probistip 1

– Demir Hisar 1

– Pehchevë 1

– Kërçovë 6

– Resen 5

Sot ishin 80 persona të shëruar, që pas testeve të kryera kanë rezultuar negativ me infeksion. Deri më tani janë bërë gjithsej 58.765 testime në Maqedoninë e Veriut dhe 6.080 jane personat e prekur, numri i pacientëve të shëruar është 2315, numri i rasteve aktive në vend është 3479.