Alarmohet spitali COVID-19 në Selanik, dyshohet për bombë

01/12/2020 - 18:22

Alarm për bombë është dhënë ditën e sotme në një spital në Selanik, i cili shërben për të kuruar të infektuarit me COVID-19.

Mediat greke raportojnë se njoftimi është marrë nëpërmjet një telefonate kërcënuese në Spitalin Papageorgiou. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat filluan hetimin me ndihmën e TEEM (Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese).

Sipas informacionit, telefonata u bë në numrin 166 dhe personi, ende i paidentifikuar, deklaroi se një bombë ishte vendosur në katin e 3-të të spitalit, i cili ishte në funksion të pacientëve me Covid-19. Vlen të përmendet se hyrja në spital nuk ka qenë e ndaluar e pacientët nuk janë kontrolluar paraprakisht.

Ndërkaq hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga COVID-19.

Një total prej 509 rastesh me Covid-19 u diagnostikuan në Greqi të enjten, shtatë më pak se 516 raste që u regjistruan në vend një ditë m

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Zyrtarisht Greqia u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon. Por reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 72 raste të tjera të COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarv

Greqia vijon të rihapet ekonomikisht pas një bllokimi prej thuajse 10 javësh tashmë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur i bindur në parlament mbi projekt-ligjin për të shtrirë zonën bregdetare në 12 milje në d

Është shtyrë me një ditë debati në parlamentin grek lidhur me projekt-ligjin e Ministrisë së Jashtme për shtrirjen  me 12 milje të Greqis

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Serbia nisi të martën një fushatë masive vaksinimi Covid-19 dhe u bë vendi i parë evropian që përdori vaksinën Sinopharm të prodhuar në K