Ali Ahmeti: BDI-ja e gatshme për zgjedhje, Maqedonia e Veriut, dëm kolateral i vetë dallimeve që ka BE

20/10/2019 - 10:29

Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet i sheh si zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mosmarrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat.

“Mendoj që zgjidhja më e mirë për vendin është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk do doja që ne të vendosemi në gjahtarë të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pabërë. Republika e Maqedonisë së Veriut është një dëm kolateral i vetë dallimeve që ka BE. Në këtë rast Franca ka shfrytëzuar të drejtën statutore të vetos, për arsye se vetë BE është në kërkim të ndërtimit të situatave të reja për zgjerim. Lideri i kësaj ideje është Franca. Me keqardhje e kanë pritur të gjitha kancelaritë e Europës”, deklaroi Ahmeti.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev propozoi dje zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejtë të jetë e mundur. Ky propozim i kryeministrit vjen pasi vendi nuk arriti të marrë datën për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Zaev mori përgjegjësinë duke thënë se si populli edhe ai ndjehet i zhgënjyer nga vendimi i Këshillit Europian. Zaev tha se do të respektojë ligjin për qeveri teknike pa precizuar se kur do të tërhiqet nga posti i kryeministrit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet dita e dytë e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Maqedonia e Veriut regjistroi këtë të shtunë 8 viktima nga koronavirusi.

Greqia ka regjistruar 41 raste të reja me COVID-19,m nga të cilat vetëm 13 janë raste të brendshme.

Në Kroaci, së shpejti do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar sëmundjen COVID-19, të cilën e

Një përgjim, ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev teksa ofendon shqiptarët, po bën xhiron e rrjetit.

6 persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

10 persona të infektuar me koronavirus në Serbi kanë humbur jetën gjatë natës së kaluar në spitalin "Novi Pazar".

Me iniciativën e Berlinit dhe Parisit përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë dialogun, që u ndërpre papritmas një vit më parë.

Janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.