Ali Ahmeti: Më kërkuan ndarjen e Maqedonisë nga shqiptarët

12/09/2018 - 08:10

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka treguar se në vitin 2001, maqedonasit kanë qenë pro ndarjes së Maqedonisë nga shqiptarët. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ali Ahmeti u shpreh se ka patur propozime zyrtare dhe i është kërkuar që të takohet me një person të rëndësishëm.

“Ka patur propozime për ta ndarë Maqedoninë, kanë qenë zyrtare në nivele shumë të larta. Ka ardhur tek unë kryetari i PDSH dhe më ka pyetur a pranon të takohesh me një maqedonas. Po takohem, thashë. Ma prezantoi temën, ndarja e Maqedonisë. Tetova, Gostivari, Zajazi me Shqipërinë, kurse Likova në veri që kufizohet me Kosovën t’i takojë Kosovës.

Edhe them unë, kjo nuk mund të bëhet. Nëse është serioz personi, mund ta bisedojmë ndarjen nga Manastiri, Shkup – Kumanovë në kufijtë natyralë të shqiptarëve. Nëse nuk bëhet asnjëherë, ne do vazhdojmë të luftojmë. Maqedonasit e duan Maqedoninë, por pa shqiptarë. Edhe unë duhet si shqiptar, edhe gjithë shqiptarët, duhet t’ua pranojmë që varre e livadhe kanë edhe maqedonasit, edhe t’ua respektojmë”, ka deklaruar Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI tregoi se maqedonasit u tërhoqën më vonë nga ky propozim. Mes mazhorancës dhe opozitës maqedonase në atë kohë, para nënshkrimit të “Marrëveshjes së Ohrit”, edhe mes tyre ka patur kundërshtime. Sipas Ahmetit, disa kanë qenë pro ndarjes së Maqedonisë nga shqiptarët, kurse të tjerë kundër.

Sa i përket temës për referendumin e 30 Shtatorit që do të mbahet në Maqedoni për emrin e ri, Ali Ahmeti theksoi se do të votohet për të ardhmen e vendit, për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Europian. Ai u shpreh i bindur se shqiptarët janë të interesuar që të votojnë në referendum pro emrit të ri të Maqedonisë.

“Shqiptarët votojnë për të ardhmen e tyre në Maqedoni. Ata do të votojnë pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë”, tha kreu i BDI.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi dhe mundësinë e një marrëveshje mes tyre për korrigjimin e kufijve, Ali Ahmeti është i mendimit se ende nuk ka asgjë konkrete.

“Mendoj që akoma nuk kanë filluar bisedimet Kosovë – Serbi. Negociatat nuk hëhen me konferenca shtypi, me tryeza të rrumbëllakëta në emisione. Në negociata caktohen njërëzit për të bërë negociata me ndërmjetësim ndërkombëtar. Serbët janë të interesuar ta mbyllin këtë problem dhe ti japin fund një konflikti shekullor”, deklaroi kryetari i BDI Ali Ahmeti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë sot dorëheqjen pas sulmeve që aleati i djathtë në qeveri, Panos Kammenos, nuk i ka ndalur

“Ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.

Sulmohet një autobus policor dhe stacioni i policisë në Omonia, Athinë.

Djali i një deputeti të njohur në Greqi dhe dy oficerë të policisë helene dyshohet se luajtën një rol kyç në grupin 11-anëtarësh greko-sh

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Selanikun mesditën e sotme.

Policia greke ndoqi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe e ndaloi në Tyria, Janinë.

Autostrada Shkup - Bllacë do të ndërtohet përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) dhe ribalanci i Buxhetit aspak nuk do

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në veri të Greqisë.

Komisioni parlamentar për çështje kushtetuese në Maqedoni i hapi rrugën debatit në seancë plenare të parlamentit mbi projekt-amendamentet

Ideja për korrigjimin apo ndarjen e kufijve është ide e dështuar e cila e rrezikon edhe sovranitetin e Kosovës.