Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për ndarje, shkëmbimin apo korrigjimin e kufijve e cila nuk po pranohet e nuk po mbështetet nga spektri politik në Kosovë, mjaftë kritika po merr edhe nga ndërkombëtarët.

Madje ka të tillë që konsiderojnë që kjo ide është e rrezikshme dhe nuk sjella situata të qëndrueshme.

Të tillë e vlerësojnë edhe misionet diplomatike të vendeve mike të Kosovës.

Ambasada e Kroacisë në një përgjigje për Frontal ka thënë se  ndarja e territorit do të sillte destabilizim në rajon .

“Ne nuk besojmë se ndonjë ndryshim kufitar do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Përkundrazi, do të vendoste precedentë, të cilët mund të shkaktojnë probleme shtesë sesa zgjidhje. Së fundmi, me siguri do të kishte efekte destabilizuese në kuadrin më të gjerë rajonal”