Ambasadori gjerman në OKB: Ndryshimi i kufijve, i rrezikshëm

08/02/2019 - 08:45

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se ndryshimet e kufijve në Ballkan, janë ide të rrezikshme. Duke folur për zgjidhjen finale mes dy shteteve, Heusgen tha se marrëveshja finale nuk duhet të përfshijë kufijtë në Ballkan.

“Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve, ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuojmë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë regjionin”, ka thënë ambasadori gjerman në OKB, transmeton Telegrafi.

Ai ka kritikuar shtetin serb për lobimin kundër Kosovës, duke thënë se në këtë formë po tregojnë se nuk e duan anëtarësimin në BE. Ndërsa, Heusgen vendimin e Gjykatës Ndëkombëtare të Drejtësisë e vlerësoi si të drejtë.

“Ju po e goditni vetën me këmbën tuaj, duke lobuar që vendet të tërheqin njohjen e Kosovës. Unë kam menduar se Serbia dëshiron anëtarësimin në BE”, deklaroi ambasadori gjerman.

Ai në fund kërkoi që vendimi për taksën të tërhiqet, pasi i kontribuon zhvillimit ekonomik në Ballkan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç vlerëson se nuk do të vijë deri deri te një marrëveshje me Kosovën, sepse sipas tij “shqiptarët nuk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka problem të gjunjëzohet para zyrtarëve botërorë e t’i lusë ata për investime

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke e uruar për ‘udhëheqjen d

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë shpërfaqur të mërkurën qëndrimet e tyre të kundër

Atij që investon 250 mijë euro për një imobilie në Greqi i hapet porta për në Bashkimin Europian.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka folur rreth interesimit të SHBA-ve për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në njē intervistë ekskluzive për televizionin serb "TV Pink", ka folur edhe për partnerin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është motivuar nga një qëllim më i rëndësishëm se sa politikat ditore “në ndjekjen e n

Një tërmet prej 4.3 ballësh të shkallës Richter ka tronditur Greqinë  në orën 23:40 të dielën në mbrëmje.