“Anëtarët e BE po ndryshojnë qëndrim”, Presidenti i PE jep lajmin e mirë për integrimin nga Maqedonia e Veriut

05/11/2019 - 08:40

Presidenti i ri i Palamentit Evropian, David Sassoli, ishte të hënën në Maqedoninë e Veriut, në vizitën e tij të parë në një vend jashtë Bashkimit Evropian, për të shprehur mbështetjen e tij për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Shkupit dhe BE-së.

Kreu i ligjvënësve evropianë tha në Shkup se vendimi i Brukselit për moshapjen e bisedimeve mund të ndryshojë brenda pak muajsh. “Anëtaret e BE-së, të cilët kishin rezerva për Maqedoninë e Veriut, tani po ndryshojnë qëndrim”, tha zoti Sassoli.

Pas takimit me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, zoti Sassoli tha se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë këtë periudhë për të vazhduar reformat dhe për të mos lejuar bllokimin e tyre. Ai tha se vendimi i Këshillit Evropian nuk është një humbje por një lloj ndalese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Ne, shtoi ai, jemi më të fortë sepse të githa institucionet evropiane janë në anën tonë dhe janë të bindura se Maqedonia e Veriut duhet ta fillojë procesin e bisedimeve sepse të gjitha kushtet për këtë janë arritur”.

Presidenti i Parlamentit Evropian, politikani italian David Sassoli të martën do të mbajë një fjalim para deputetëve në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, teksa do të takohet edhe me drejtues të partive politike.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi qëndrimin e njohur se nuk ka alternativë tjetër për vendin e tij përveç rrugës drejt integrimit në BE. “Reformat janë të rëndësishme për vetë ne këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha zoti Zaev. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, po mendon që ta anulojë vizitën e tij të planifikuar në Kinë, për shkak të shpërthimit të koro

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Se

1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përball

Zoran Milanoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kroacisë pasi mposhti në zgjedhjet presidenciale të këtij viti Kolinda Graba

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B