Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Arratiset ish-kreu i Shërbimit Sekret në Maqedoni

22/02/2021 - 16:11

Vendimi për paraburgim shtëpiak ndoshta asnjëherë nuk do të arrijë në duart e Sasho Mijallkovit. Policia malazeze mbrëmë nuk e gjeti as në shtëpinë e tij, e as në shtëpinë e dytë, hotelin “Marriott”.

Që nga mbrëmë, policia ka bllokuar çdo hyrje dhe dalje të hotelit, e sot në mëngjes po kontrollonte çdo veturë që dilte nga parkingu.

Policia mbrëmë lëshoi fletë-arrest kombëtar, e sot pasi Mijalkovi nuk u gjet askund, kërkoi edhe fletë-arrest ndërkombëtar, e Gjykata Themelore e pranoi.

Sipas kumtesës së Prokurorisë publike, Ministria e Punëve të Brendshme, të shtunën ka dorëzuar informacione se Sasho Mijallkov mund të arratiset.

Indiciet e para që ndoshta i akuzuari Sasho Mijalkov po përgatitet për arratisje nga Ministria e Punëve të Brendshme i kanë ndarë me ne të shtunën në ora 23:00. Të dielën në mëngjes janë bërë kontrollet e duhura dhe është përgatitur propozimi për paraburgim. Vendimi nga ana e Prokurorisë është pranuar në orën 18:45. Në ndërkohë, derisa e kemi marrë vendimin, prokurorët publik vazhdimisht janë informuar nga persona zyrtar pranë MPB-së, se kanë kontakt vizual me të akuzuar Sasho Mijallkov dhe se ai nuk ka ikur”.

Kryeministri Zaev thotë se e kupton mllefin e qytetarëve, e premton se do të kërkojë përgjegjësi nëse konstatohet se pushteti ekzekutiv nuk ka vepruar në kohë.

Thashë se do të kërkoj përgjegjësi kur t’i dimë detajet. Por ne ende nuk i dimë për Gruevskin! Mbrëmë gjykata ka dhënë urdhër për burg shtëpiak. Nëse nuk mashtrohem në orën 18:30 në Byronë për Siguri Publike është marrë urdhri dhe menjëherë është vepruar sipas urdhrit. Rendi është që t’i presim detajet dhe sigurisht nëse ka çfarëdo lëshimi përgjegjësi do të kërkoj publikisht”.

E nga ana tjetër, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, kërkoi dorëheqje të Qeverisë Zaev.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia maqedonase, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA, në një operacion anti-drogë në rrugën Pl

Një gazetar investigativ grek është qëlluar dhe vrarë pranë shtëpisë së tij në Athinë.

Autoritetet greke njoftuan sot se rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2747, nga të cil

Këtë të hënë janë hapur të gjithë dyqanet dhe bizneset e vogla në Greqi, me përjashtim të Selanikut, Patrës dhe Kozanit.

50 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Qeveria turke do që deri në fillim të vjeshtës të vaksinojë 60% të popullsisë kundër virusit korona.

Maqedonia e Veriut ka pranuar të enjten 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, si donacion nga Serbia ndërsa së shpejti pritet të marrë

Një tragjedi ndodhi pak kohë më parë në Gymnos Evia  në komunën e Eretria, ku sipas informacionit të parë të paktën katër anëtarë të ekui

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku i kërkon njohjen recipro

Policia italiane ka vënë në pranga një 49-vjeçar shqiptar,pasi u denoncua nga e bija.