Ka shkuar në 19 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Greqi.

Viktimat e fundit janë dy gra, ku e para humbi jetën në spitalin Sotiria të Athinës, ndërsa tjetra është një e moshuar që ka qenë pjesë e grupit të turistëve që vizituan vendet e shenjta ne Izrael dhe u kthye në Greqi në fund të shkurtit.

Ndërkohë 695 është numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi. Në shtetin fqinj është shënuar edhe pacienti më i ri në moshë. Bëhet fjalë për një bebe 3 muajshe. Diagnostifikimi u bë në një spital të fëmijëve në Athinë.

Foshnja 3 muajshe po mbahet në izolim megjithatë gjendja shëndetësore është shumë e mirë dhe nuk ka shfaqur asnjë anomali. Në spitalet greke kanë lindur dy foshnje gjatë kësaj jave, nënat e të cilëve kanë qenë të infektuar me Covid-19 por deri tani këto foshnje nuk rezultojnë të jenë prekur nga virusi.