Athinë, të shtëna pranë zyrës së PASOK-ut

06/11/2017 - 21:39

   Selia e partisë opozitare greke, Pasok, është sulmuar pasditen e sotme me armë zjarri në Athinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Harilao Trikupi”, numër 50, në kufijtë e lagjes Eskarqia.

Policë që ndodheshin të stacionuar pranë zyrave të subjektit politik njoftuan në radio se një person po u afrohej me duart e drejtuara dhe qëlloi 3-4 herë me një pistoletë, që nga hetimet ka rezultuar e tipit “Tokarev”.

Nga sulmi nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që mësohet se agjentët nuk iu përgjigjën zjarrit të agresorit. Në vijim, personi në fjalë u largua nëpër rrugicat e lagjes Eskarqia dhe deri në orët e mbrëmjes nuk është bërë ende i mundur identifikimi i tij.

Autoritetet kanë deklaruar se bëhet fjalë për akt terrorist, ku të dyshuarit kryesorë janë celulat e mbetura të organziatave ekstremiste marksiste që operojnë në vend.

Akti terrorist është dënuar nga i gjithë spektri politik grek, me kryeministrin Aleksis Tsipras që e ka cilësuar “një akt të dënueshëm terrorist”, të porositur sipas tij nga fraksione që duan të provokojnë tension.

Vlen të përmendet se Pasok dhe partitë e tjera të qendrës së majtë kanë paralajmëruar bashkimin e tyre në ditët e ardhshme dhe zgjedhjen e një kryetari të përbashkët, që do të drejtojë qendrën e majtë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.

Sulmohet një autobus policor dhe stacioni i policisë në Omonia, Athinë.

Djali i një deputeti të njohur në Greqi dhe dy oficerë të policisë helene dyshohet se luajtën një rol kyç në grupin 11-anëtarësh greko-sh

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Selanikun mesditën e sotme.

Policia greke ndoqi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe e ndaloi në Tyria, Janinë.

Autostrada Shkup - Bllacë do të ndërtohet përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) dhe ribalanci i Buxhetit aspak nuk do

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në veri të Greqisë.

Komisioni parlamentar për çështje kushtetuese në Maqedoni i hapi rrugën debatit në seancë plenare të parlamentit mbi projekt-amendamentet

Ideja për korrigjimin apo ndarjen e kufijve është ide e dështuar e cila e rrezikon edhe sovranitetin e Kosovës.

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos theksoi edhe një herë se vetëm kur Shkupi të përfundojë me ndryshimet kushtetuese mund të anëtarëso