Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur kur një autobus ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Aksidenti ka ndodhur në Veles të Maqedonisë tek vendi i quajtur “Kulla” dhe sipas “Lajmpress” kërkohet ndihmë urgjente.

Nga aksidenti janë plagosur 20 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në spitalin 8 shtatori, 8 të tjerë në spitalin e Velesit mes të cilëve edhe një fëmijë.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në aksin rrugor Veles-Katllanovë. Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.