Tension mes Greqisë dhe Turqisë. Shteti helen ka festuar këtë të hënë revolucionin e vitit 1821 kundër pushtimit turk, ndërsa nuk kanë munduar incidentet. Gjatë kohës që kryeministri grek Aleksis Tsipras ishte duke udhëtuar me helikopter drejt ishullit Agathonisi, ai është provokuar nga avionë luftarakë të Turqisë.

“Ata ndoshta donin të merrnin pjesë në festën tonë kombëtare. Detyruan helikopterin me të cilin udhëtoja të kryente disa manovra të ulëta, me qëllim qe të provokohej helikopteri me të cilin udhëton kryeministri grek. Dua tu jap një mesazh shumë të fortë, duhet të dinë se me këto veprime të pakuptimta po harxhojnë më kot karburantin, sepse kryeministri i Greqisë do të shkojë me not deri në ishullin më të largët, nëse nevojitet”, tha Aleksis Tsipras.

Ndërkohë, megjithëse Athina ishte nën masa të rrepta sigurie, gjatë ceremonisë ku mori pjesë Presidenti Prokopis Pavlopulos, një qytetar tentoi ta sulmojë fizikisht, por u pengua menjëherë nga forcat e sigurisë. Trazira shkaktuan edhe anëtarët e partisë Agimi i Artë në një lagje të Athinës. Ata sulmuan policinë me bomba molotov duke plagosur disa efektivë.