BE dha një mesazh të qartë për Shkupin

12/12/2012 - 12:26

 

ATHINE-Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos, menjëherë pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel, ka deklaruar se rekomandimet e Bashkimit Europian ndaj Maqedonisë për çështjen e emrit, janë një mesazh i qartë, përbëjnë progres dhe mund të shërbejnë si katalizator për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis të dy vendeve. 

"Brukseli foli me një zë dhe i dërgoi një mesazh të qartë, pozitiv dhe të sinqertë Shkupit”, tha ministri dhe shtoi se Athina shpreson që Shkupi të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në negociatat që po zhvillohen nën kujdesin e OKB-së, derisa të arrihet zgjidhja. 

“Pozicioni i Greqisë është se zgjerimi është një nga politikat kryesore të Bashkimit Evropian, si mjet i konsolidimit të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit. Por për shkak se është kaq e rëndësishme, ai duhet të bëhet në përputhje me standardet dhe kërkesat e përcaktuara nga vendimet e BE-së dhe nuk ka kuptim t’i fshehim problemet nën qilim. Sidomos sot, ne shohim një rigjallërim të nacionalizmit në shumë vende të Ballkanit, ndaj është më e rëndësishme se kurrë që të flasim gjuhën e së vërtetës. Të mos bëjmë lëshime me standardet evropiane, por të sigurojmë respektimin e vendeve kandidate”, deklaroi Avramopulos. 

Sipas tij, “për herë të parë zgjidhja e çështjes së emrit shtrohet në mënyrë të prerë, me vendim unanim të këshillit të ministrave, si kusht për fillimin e negociatave të anëtarësimit të FYROM”. 

“Pikëpamja jonë është se hapja e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE është thjesht politike. Respekti për marrëdhënie të mira fqinjësore është një kusht që duhet të përmbushet. Me arritjen e zgjidhjes, këshilli i ministrave do të vendosë për të mandatuar Komisionin Europian që të përgatisë kuadrin për fillimin e negociatave anëtarësuese të FYROM”, sqaroi ministri i Jashtëm grek, Avramopulos. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria e Serbisë do të miratojë të premten masa të reja për Beogradin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit, paralajmër

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë

Regjistrohen 126 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit.

“Jam gati të takohem me Thaçin, nëse liderët në Prishtinë vendosin të jenë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme” deklar

Vazhdon situata e rëndë me Covid 19 në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shëndetësore kanë publikuar shifrat për 24 orët e fundit.

Për herë të parë që nga marrja e postit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, takoi veçmas politikanë të lartë nga Ko

Shifra të larta me koronavirus vijnë nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që 3 persona kanë humbur jetën.