I nxehti afrikan ka hyrë në Europën Jugore. Nga temperaturat deri 37°C të shënuara në gadishullin Iberik në ditët e para të majit, datat 13-17 maj sjellin në skajin tjetër të Europës, temperatura 35-40°C.

Ajri i nxehtë do të ngjiten nga Afrika drejt Mesdheut Qendror dhe Ballkanit duke bërë që termometri gjatë mesditës të ngjitet në 40°C në Jugperëndim të Turqisë.

Nga sot deri mesjavën tjetër, termometri do të ngjitet nga 35°C në 38°C në jug të Italisë dhe rajonin e Ballkanit nga Bosnja në brigjet e Greqisë ndërsa me kulmin e kësaj vale nxehtësie do të përballet Turqia, ku termometri do të shënojë temperatura nga 39-40°C.