Beograd, marsh përkujtimor për viktimat e Srebrenicës

12/07/2019 - 07:41

Në Beograd të Serbisë, është organizuar një marsh përkujtimor për viktimat e masakrës së Srebrenicës, në të cilën, 24 vjet më parë, forcat serbe të Bosnjës, vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Marshi, i organizuar nga Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut, u zhvillua në sheshin ndërmjet presidencës së Serbisë dhe Parlamentit.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Kanadasë dhe Australisë.

Pjesëmarrësit, përkujtuan viktimat e Srebrenicës përmes ndezjes së qirinjëve.

“Respektimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, nga përfaqësuesit e qeverisë duhet të jetë baza- jo vetëm deklarative- e një politike proaktive të paqes dhe stabilitetit të Serbisë", u tha në deklaratën e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Srebrenicës,
në një deklaratë të përbashkët, të nënshkruar nga njëmbëdhjetë organizata joqeveritare, thuhet se "është një fakt i turpshëm që asnjë nga zyrtarët e Republikës së Serbisë - që nga viti 1995 - nuk e ka karakterizuar Srebrenicën si gjenocid. Kjo konfirmon vazhdimësinë e mohimit të gjenocidit në nivel shtetëror dhe të shoqërisë”.

Në Beograd, të enjten në mbrëmje, do të mbahet edhe një performancë teatrore e regjisorit, Zlatko Pakoviq me titull "Srebrenica, kur ne të vrarët, ngritemi".

Kjo ngjarje është përkahur nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid./Rel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti serb në një konferencë për mediat e ka cilësuar dorëheqjen Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit të Kosovës një mashtri

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë këtë të premte në kryeqytetin grek, duke krijuar panik te qytetarët të cilët dolën në rrugë.

Komandanti i lartë i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali amerikan, Tod Wolters, qëndroi për një vizitë në Kosovë, gjatë së cil

Komandanti më i lartë i NATO-s u takua të mërkurën me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë serbë në Beograd, vizita e tij e parë në Serbi q

Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi, lajm që ka gjetur vend në mediat vendase dhe ato europiane e botërore.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njoftoi se në procedurë qeveritare është vendimi për shkarkimin e mbi 50 drejtorëve dhe a

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon një vizitë dyditore në Beograd.

Menjëherë pas bastisjes së shtëpisë, kryeprokurores speciale publike të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e cila dha papritur dorëheqj