Pas gati tre muajsh bllokimi politik, Ramush Haradinaj ia ka dalë të zgjidhet kryeministër me minimumin e votave që kërkohen, vetëm 61.

Opozita ka hedhur dyshime për marrëveshjen që i bindi serbët ta votojnë Haradinajn për shef Qeverie, të cilin Serbia e konsideron “kriminel lufte”, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë të Beogradit kanë thënë se përherë në Kosovë, fati i një qeverie do të jetë në duart e Listës Serbe.