Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka përgëzuar Listën Serbe për sukseset e arritura në zgjedhjet lokale.

Sipas tij, rezultatet konfirmuan se populli serb në Kosovë ka besim të thellë te Qeveria e Republikës së Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiç, transmeton Indeksonline.

“Lista Serbe konfirmoi se është forca dominuese politike në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe Metohi dhe me interes për të ardhmen e tyre”, ka deklaruar ai.