Berisha: Opozita shpif për trafikun e armëve

16/07/2012 - 00:00

 

Akuzat e opozitës lidhur me trafikun e armëve kreu i qeverisë, Sali Berisha i cilësoi shpifje dhe teatër. Ai tha se qeveria nuk pengon asnjë nisme hetimore. “Garantoj se kjo mazhorancë nuk pengon dhe një nismë të vetme të parlamentit. Është i qartë si kristali, por këtyre zotërinjve nuk u intereson hetimi, por teatraliteti, të nxijnë dhe damkosin një nga institucionet nga më të respektuarit për shqiptarët, siçështë Ministria e Mbrojtjes. Këtyre nuk u intereson të sjellin projekte nga komisioni parlamentar dhe nuk mund të ketë mëdyshje, por u intereson të akuzojnë dhe shpifin pa baza se po bëhet trafik armësh. Në mënyrë absolute, kategorike nuk ekziston qoftë dhe një fishek i trafikuar nga ky vend.

Proçedurat e tregtisë së armëve janë plotësisht transparente. Opozita nuk kërkon kontroll parlamentar, por teatralitet para mediave”. Duke u ndalur në çështjen tjetër të debatuar, përgjimin e opozitës, Berisha tha se këto akuza vijnë edhe si pasojë e sindomës së kryetarit të saj. “A mund të udhëhiqet një parti nga obsesione të tilla? Ushtria shqiptare ka zbatuar dhe zbaton rregullat e saj si një institucion i depolitizuar. Këto vijnë nga një njeri që çdo ditë kthen kolltuqet se mos i kanë vënë ndonjë përgjues, bashkëpunëtorët e tij dhe jo të tjerët”. Berisha mohoi të kishte çdo lloj praktike përgjimi, ndërsa shtoi, se Shqipëria në përputhje me ligjet e vendit dhe ndërkombëtare ka edhe eksporte minimale të fishekëve, gëzhojave, dhe kjo nuk duhet t’u serviret shqiptarëve si një veprimtari trafiku.

 

 

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katerina Sakellaropoulou u zgjodh me 261 vota nga Parlamenti Grek në postin e Presidentes së Republikës Greke.

Sulmi i fundit ndaj gazetarit të Deutsche Welles, Thomas Jacobi në Athinë e bën të qartë: Në Greqi ekstremistët e djathtë vazhdojnë të mb

Pas tensioneve të cilat tashmë janë përhapur në ‘Egje’ mes Greqisë dhe Turqisë për çështjen e luftës në Libi, SHBA nuk është përfshirë du

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk beson se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e He

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e quajti fitore marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve të drejt

Kompania ajrore gjermane Lufthansa propozon një linjë që do të lidhë Prishtinën me Beogradin.

Një tërmet me magnitudë 4,8 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë, në orën 18.47.

Dimri sjell smogun e tij të përvitshëm mbi Ballkan, ku ndotja e ajrit shkaktohet në një masë të madhe nga qymyri dhe zjarret me dru, te t

Rritja dramatike e numrit të sëmurëve me grip në 15 ditët e para të këtij viti është shokuese, por e pritëshme theksojnë specialistët e s

Mediet kosovare dje bënë me dije se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë t