Bërnabiç: Nuk kam informacione nëse Serbia ka ndaluar fushatën kundër Kosovës

05/06/2020 - 13:55

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se nuk ka informacione nëse vendi i saj ka ndaluar fushatën e tërheqjeve të njohjeve pavarësisë së Kosovës. Të enjten, burime diplomatike në Bruksel u kanë thënë gazetarëve se Serbia ka pranuar ta pezullojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës “për t’i kontribuar atmosferës për rinisjen e dialogut për normalizim marrëdhëniesh” midis Prishtinës dhe Beogradit.

“E kam parë këtë lajm, por jo edhe burimin e këtij lajmi. Kur flisni për lajm nga Brukseli, unë nuk e di se çfarë do të thotë. A vjen nga Komisioni Evropian, nga Parlamenti Evropian, apo e ka thënë ndonjë njeri në rrugë dhe ne e marrim atë si burim të ligjshëm”, tha Bërnabiq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

“Ju kërkoni nga unë të komentoj lajme jozyrtare, që janë publikuar në mënyrë tendencioze dhe në kohë tendencioze”, shtoi Bërnabiç.

Ajo tha se përsërit qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe “qëndrimin e shtetit” se Serbia, gjatë dialogut, “mund të pezullojë bisedimet me shtetet tjera që mendojnë se kanë gabuar me njohjen e pavarësisë së njëanshme të Kosovës, nëse Prishtina i pezullon bisedimet e saj për të arritur njohje të reja dhe për t’u bërë anëtare e organizatave ndërkombëtare”.

“Mendojmë se kjo është e drejtë. Gjatë dialogut pezullohet gjithçka derisa të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, tha Bërnabiç. Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka mohuar të enjten se Serbia ka ndalur fushatën e tërheqjeve të njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Zyrtarët serbë nuk e kanë fshehur se diplomacia e tyre udhëhiqet në këtë drejtim. Megjithatë, numri i vendeve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës – e cila është shpallur në vitin 2008 – si rezultat i përpjekjeve diplomatike të Serbisë, nuk është i qartë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maqedonia e Veriut regjistroi këtë të shtunë 8 viktima nga koronavirusi.

Greqia ka regjistruar 41 raste të reja me COVID-19,m nga të cilat vetëm 13 janë raste të brendshme.

Në Kroaci, së shpejti do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar sëmundjen COVID-19, të cilën e

Një përgjim, ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev teksa ofendon shqiptarët, po bën xhiron e rrjetit.

6 persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

10 persona të infektuar me koronavirus në Serbi kanë humbur jetën gjatë natës së kaluar në spitalin "Novi Pazar".

Me iniciativën e Berlinit dhe Parisit përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë dialogun, që u ndërpre papritmas një vit më parë.

Janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ngarkuari i BE Mirsolav Lajçak është takuar në Berlin me autoritetet gjermane.