Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fitues i zgjedhjeve presidenciale të 5 majit, është betuar para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare.

Gjatë mandatit pesë vjeçar të tij, ai u betua se do të respektojë kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut.

Në seancën solemne të së dielës morën pjesë presidentë dhe përfaqësues të lartë të shumë shteteve, mes të cilëve, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të huaj.

Stevo Pendarovski zëvendëson Gjorge Ivanov, i cili për dy mandate ishte president i Maqedonisë së Veriut.