Situata e pandemisë COVID -19 në Greqi është përkeqësuar. Në kushtet kur numri i të infektuarve, po rriten nga dita në ditë 21 deputetë të parlamentit grek me profesion mjekë dolën vullnetarë për të ndihmuar spitalet e mbingarkuara gjatë valës së dytë të pandemisë së koronavirusit në Greqi, raporton ekathimerini.

I pari që mori këtë vendim ishte nënkryetari i parlamentit Giorgos Lambroulis, ndërsa deputetët e tjerë ndoqën shembullin e tij. Ligjvënësit grekë kanë kërkuar që të shërbejnë në zonat elektorale të tyre ose kudo që ministria e sheh të arsyeshme.

“Pas dhurimit nga Parlamenti të 50 shtretërve, ky veprim është një provë më shumë se institucionet kryesore demokratike dhe njerëzit që u shërbejnë atyre nderojnë dhe respektojnë qytetarët grekë”, tha Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias.

Në 24 orët e fundit, Greqia  regjistroi 2152 raste të reja me Covid-19 dhe 87 viktima.