Borrel e pranon: Ka pasur një ide për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi

23/11/2020 - 10:46

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka treguar gjatë një interviste për mediat serbe se mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur një tentativë për të shkëmbyer territore.

Në një intervistë për mediat serbe “Nezavisne” dhe “Politika.ba”, Borrell u shpreh se shkëmbimi i territoreve ka qenë një ide e propozuar disa muaj më parë, por tani nuk është më një mundësi.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë një marrëveshje të tillë.

Nga ana tjetër ai foli për dialogun mes dy vendeve, duke shtuar se tani gjërat po shkojnë mirë dhe mund të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja vendet.

Borrel shton se e ardhmja e Ballkanit qëndron në BE, pavarësisht nga përpjekjet e Kinës dhe Rusisë, si dhe të Shteteve të Bashkuara, për ta ushtruar ndikimin e tyre dhe për të qenë aktorë të rëndësishëm.

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë një teme që ka dominuar debatin politik më shumë muaj me radhë, ku palët kanë akuzuar njëra-tjetrën dhe kanë folur dhe për marrëveshje sekrete.

Por pakti i firmosur në Shtëpinë e Bardhë në fillim të shtatorit, sipas analistëve ndaloi dhe idenë për një korrigjim të hartës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK).

Gjendet i vdekur në moshën 77-vjeçare Sifis Valiraqis, ish-ministër i Pasok.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19 në 24 orët efundit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi sot se “forcat që angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’ pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799. 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga COVID-19.

Një total prej 509 rastesh me Covid-19 u diagnostikuan në Greqi të enjten, shtatë më pak se 516 raste që u regjistruan në vend një ditë m

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Zyrtarisht Greqia u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon. Por reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.