Bosnja pret heqjen e tarifës nga qeveria e re e Kosovës

08/10/2019 - 09:10

Ministri i Tregtisë në Bosnje e Hercegovinë, Mirko Sharoviç, i tha Radios Evropa e Lirë se nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës – si dy forcat më të mëdha politike që dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovës – pritet që të qetësojnë raportet rajonale.

Ai tha se para së gjithash Bosnja pret heqjen e tarifës ndaj mallrave të saj.

“Menjëherë pas formimit të qeverisë, unë pres heqjen e tarifave. Derisa kjo nuk ndodh, atëherë do të ketë komplikim të raporteve brenda CEFTA-s, por edhe në përgjithësi në rajon”, ka thënë Sharoviç.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Bosnje e Hercegovinës, Nemanja Vasiç, pret heqjen e tarifave për mallrat nga Bosnja.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vasiq thotë se është mirë që klima politike në Kosovë po ndryshon, dhe se kjo mund të çojë në eliminimin e tarifave.

“Sipas deklaratave të para të fituesve, pritet që ato të shkojnë drejt heqjes, por gjithashtu është e qartë se do të ketë kushte të reja politike. Kjo është ende në sferën e politikës”, tha Vasiç.

Tarifat prej 100 për qind për mallrat nga Bosnja dhe Serbia u vendos nga Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018. Në këtë mënyrë, eksporti i këtyre dy vendeve në Kosovë u ndal pothuajse plotësisht.

Kjo bëri që të ndërpritet edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që zhvillohej përmes lehtësimit nga ana e Bashkimit Evropian.

Në arsyetimin e saj, Qeveria e Kosovës kishte thënë se Bosnja dhe Serbia duhet të njohin pavarësinë e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë disa herë thirrje për heqjen e tarifave, në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B

Një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Greqi.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka takuar zyrtarin e lartë anglez Richard Moore në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespekti

Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Serbia po lufton për çdo njeri në Kosovë, por ai nuk do të “gënjejë popullin për situatën e vërte

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën

Ministria e Punës së Greqisë do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikonte nga marrja e pensionit shtetëror, njer