Naser Kelmendi, i cilësuar si “Bossi i drogës” në Ballkan, është arrestuar sot në qytetin Loznica në Serbi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe.

Kelmendi është parë në një hotel në hyrje të Loznicës. Media serbe ‘Novosti’ raporton se arrestimi është kryer rreth orës 13:30.

Sipas informacioneve të kësaj medie serbe, ai është ndaluar si qytetar dhe gjatë arrestimit nuk i është gjetur asgjë që mund ta lidhë me ndonjë krim të kryer.

Po ashtu bëhet e ditur se Kelmendi është ende në stacionin policor të Loznicës dhe nuk ka një deklaratë zyrtare se përse është arrestuar.