“Bujanoci, Presheva dhe Medvegja t’i bashkëngjiten Kosovës”

09/01/2019 - 08:47

Përfaqësuesi i Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, tha se pret që në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet edhe për Luginën e Preshevës, që përfshinë komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Hasani tha se pret që zgjidhja të jetë në atë mënyrë që këto komuna t’i bashkëngjiten Kosovës.

Ai i tha agjencisë Beta se kërkesa zyrtare për përfshirjen e Luginës së Preshevës në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është shkruar në një letër, të cilën përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi i kanë dërguar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Qeverisë së Kosovës.

“Ne besojmë se do të jemi të përfaqësuar në negociata”, ka thënë Hasani.

Ai ka thënë se “kërkesa jonë lidhet vetëm me bashkëngjitjen në Kosovë, pasi mendojmë se është e mundur të arrihet një marrëveshje e pranueshme që sjell paqe të qëndrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit”./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia dhe Qiproja do të shtyjnë partnerët e tyre të BE për të penalizuar Turqinë, duke përfshirë mundësinë e sanksioneve nëse vërtetohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta ftojë përsëri presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se ësht

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, vlerësoi se Kosova dëshiron të provokojë një konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Serbisë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungar

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasador

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga Brukseli ka folur për procesin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka quajtur “brymë mëngjesi”, bisedat e përgjuara telefonike, që po publikohen