Burg për djemtë e Kumanovës, nisin protestat masive në Shkup

06/11/2017 - 11:51

Familjarët e të dënuarve të grupit të Kumanovës, shoqatat e dala nga lufta e ish UÇK-së, Shoqata e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë dhe disa organizata të tjera, kanë protestuar të dielën në Shkup kundër dënimit të 30 pjesëtarëve të grupit me 746 vjet burg dhe 7 të tjerëve me burgim të përjetshëm.

Ata kërkuan që rasti të hetohet nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim që të gjenden autorët dhe porositësit e vërtetë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Kërkojmë që e gjithë ngjarja e 9 dhe 10 majit të hetohet dhe procedohet nga ndërkombëtarët, pasi struktura të larta të Maqedonisë kanë qenë të përfshira si manipuluese, nxitëse dhe joshëse në sajimin e skenarit të 9 majit. Ministria e Punëve të Brendshme, shefi i shërbimit sekret maqedonas dhe drejtori i Sigurisë publike janë arkitektët, ideologët, urdhërdhënësit si dhe zbatuesit e skenarit ogurzi të ngjarjeve në Kumanovë”.

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit paraqitën edhe drejtuesit e Forumit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe të Shoqatës së ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë shqiptarë të Maqedonisë.

Nga ana tjetër, edhe ekspertët thonë se sistemi i drejtësisë në Maqedoni është në fazën më të keqe që nga pavarësia e vendit dhe se deri më tani nuk ka pasur qoftë edhe një proces gjyqësor që nuk është kontestuar.

Ekspertizë të rastit “Kumanova” kanë kërkuar përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare, ndërsa këtë më parë, derisa ishte në opozitë e kishte paralajmëruar edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.

Sulmohet një autobus policor dhe stacioni i policisë në Omonia, Athinë.

Djali i një deputeti të njohur në Greqi dhe dy oficerë të policisë helene dyshohet se luajtën një rol kyç në grupin 11-anëtarësh greko-sh

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Selanikun mesditën e sotme.

Policia greke ndoqi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe e ndaloi në Tyria, Janinë.

Autostrada Shkup - Bllacë do të ndërtohet përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) dhe ribalanci i Buxhetit aspak nuk do

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në veri të Greqisë.

Komisioni parlamentar për çështje kushtetuese në Maqedoni i hapi rrugën debatit në seancë plenare të parlamentit mbi projekt-amendamentet

Ideja për korrigjimin apo ndarjen e kufijve është ide e dështuar e cila e rrezikon edhe sovranitetin e Kosovës.

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos theksoi edhe një herë se vetëm kur Shkupi të përfundojë me ndryshimet kushtetuese mund të anëtarëso