Çfarë bleu Prokuroria Speciale me milionat e “Zhvatjes”

21/08/2019 - 16:10

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (PKOK) mbajti konferencë për shtyp në të cilën sqaroi detajet e arrestimit të prokurores speciale, Katica Janeva në rastin “Reket“, njofton Portalb.mk.

Sipas Joveskit, ekzistojnë dyshime të bazuara në bazë të nenit 353, aliena 3 sipas Kodit Penal se prokurorja publike e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Prokuroria e ka zgjeruar hetimin duke përfshirë edhe prokurorin publik që është arrestuar dhe është kërkuar masë paraburgimi. Në bazë të dëshmive të siguruara është vërtetuar se prokurori e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare që e ka fituar në bazë të Ligjit për Prokurori Speciale duke përfituar kështu për vete dhe për persona të tjerë ka përfituar pronë në sasi të konsiderueshëm” tha Joveski.

“Duke ia shlyer masat e paraburgimit, duke ia kthyer dokumentet e udhëtimit dhe duke propozuar që ai të jetë dëshmitar i fshehtë ose të pranojë fajin dhe të ketë dënim më të vogël”, Janeva e ka keqpërdorur pozitën e saj.” tha prokurori.

Ajo dhe të dyshuarit tjerë, Bojan Jovanoski- Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec, kanë përfituar materialisht nga Kamçevi.

Janeva për vete ka blerë mobilje dhe gjësende në vlerë prej 298 mijë denarëve ndërsa për Boki 13 dhe Zoran Milevskin ka blerë pronë prej 1,5 milon eurove.

Sipas kryeprokurorit, “nga muaji nëntor 2018 deri në prill 2019 njëri nga të dyshuarit në këtë hetim, duke e shfrytëzuar ndikimin e tij ndaj prokurores të krijuar nga lidhjet shoqërore, e ka ndikuar atë të kryhen vepra të ndaluara zyrtarisht.”

Joveski tha se pasi që prokurorja e dyshuar e ka miratuar vendimin për zhvillim të hetimit për më shumë persona në lëndën “Perandoria”, ajo ka ndikuar në rast për njërin nga personat ndaj të cilit ka pasur hetim, t’i lehtësohet pozita e tij në procedurën hetimore, duke ia hequr kështu masën e paraburgimit me paraburgim shtëpiak, (bëhet fjalë për biznesmenin Orce Kamçev– shënim i redaksisë), t’i jepet kualifikimi “dëshmitar i mbrojtur” dhe me vendim të ndërpritet procedura hetimore për të OSE të bëhet marrëveshje që ai ta pranojë fajin dhe më këtë t’i pasojë dënim më i ulët për vepra penale më të lehta në rastin “Perandoria” si dhe të paguajë dëmshpërblim dhe ti hiqet masa e kujdesit duke ia kthyer atij dokumentet e udhëtimit.

“Prokurorja e ka pranuar ndikimin e bërë nga i dyshuari dhe ka dhënë propozim që i ndërpritet paraburgimi i të dyshuarit në lëndën “Perandoria” dhe ti jepet masë më e lehtë, paraburgim shtëpiak, kështu që në datë 27 dhjetor 2018, Gjykata e Apelit e ka lëshuar në paraburgim shtëpiak personin e dyshuar.” tha Joveski.

Pas disa telefonatave me spikerfon dhe pas disa takimeve, pasi që Kamçev dhe gruaja e tij janë bindur në ndikimin që ka i dyshuari për rastin “Reket” Boki 13 ndaj Katica Janevës, Boki 13 dhe i dyshuari tjetër – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec i kanë kërkuar 8 milionë euro për “lehtësim të pozitës së tij” kështu që me 20 shkurt 2019, dy personat në fjalë kanë shkuar te shtëpia e Orce Kamçevit dhe i kanë marrë 1 milion euro ndërsa më herët derisa Kamçev ka qenë në paraburgim, nga gruaja re tij kanë marrë 500 mijë euro, tha prokurori. Më pas me propozim të prokurores, në mars gjykata ia ka kthyer Kamçevit dokumentet e udhëtimit.

Joveski tha se nuk ka të dhëna se paratë kanë përfunduar jashtë shtetit apo te ndonjë politikan. /PORTALB.mk

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të prodhojë një garë mes fuqive të mëdha.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke e ko

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të vo

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialog”.

Një kamion me armë dhe municion është kapur nga policia greke, ndërsa në pranga është vënë shoferi.

Sot në qytetin e Shkupit pritet të mbahet protesta kundër diskriminimit dhe rasteve të montuara ndaj shqiptarëve.

Kapet mbi gjysmë ton kokainë në kontejnerë me banane.

Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me gjithsej 20 muaj heqje lirie nën akuzat për nxitje të veprave terroriste dhe a