Tërmeti shkatërrues në Turqi u paralajmërua nga sizmiologu grek Gerasimos Huliaras. Mëngjesin e së premtes në orën 8.20 me orën greke, rreth 12 orë para se lëkundjet të shkatërronin disa zona në lindje të Turqisë sizmiologu, i cili vazhdimisht ndan me ndjekësit postime për sizmiologjinë, kishte shkruar:

“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”.

Sizmologu grek iu bën thirrje autoriteteve turke të tregohen të vëmendshme, duke u referuar në statistikat shkencore dhe të dhënat i ka publikuar edhe në gjuhën angleze. Ai postoi edhe hartën me pikat e kuqe që sipas tij janë zonat e rrezikuara ku përfshiheshin edhe zonat e prekura nga tërmeti i së premtes.

Paralajmerimi i sizmiologut grek u përhap me shpejtësi në media, dhe nuk u desh shumë kohë që ai të provohej.

Pak minuta pas tërmetit që la pas viktima dhe dëme të mëdha, shkencëtari shkroi: “Sinqerisht me vjen keq për viktimat e tërmetit. Edhe një herë do ta them atë që e them prej 30 vitesh që kam qenë në Gjeodinamikë. Ndërtesat po vrasin si në Shqipëri vitin e kaluar ashtu edhe në Turqi tani. Duket se varfëria po i sjell njerëzit në situata të mjerueshme që ata as nuk mund ta mbrojnë veten e tyre”.