63 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi, teksa janë konfirmuar 2 691 raste të reja nga 80,017 testime. Ndërkohë, vijojnë të jenë të shtruar në kujdesin intensiv 749 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 358 136 raste të reja me Covid, mes të cilëve kanë humbur jetën 10 910 qytetarë.

Pas 14 majit pritet që në Greqi të lehtësohen një sërë masash kufizuese në kuadër të zhvillimit të turizmit.