Covid-19/ Greqia nuk rihapet, autoritetet shtyjnë "lockdown-in"

24/11/2020 - 13:58

Greqia duket se do ta zgjasë izolimin përtej datës 30 nëntor që ishte parashikuar nga qeveria kur u vendosën masat kufizuese dy javë më parë.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias u shpreh se bazuar në të dhënat epidemiologjike, presionin mbi sistemin shëndetësor të vendit dhe shtrirjen e sëmundjes është e qartë se masat e rrepta antiCovid nuk mund të hiqen në fund të muajit.

Nuk jepet kështu asnjë garanci dhe për “shpëtimin” e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, e kjo nuk përjashton mundësinë që periudha festive në vendin fqinj të jetë me qarkullim të kufizuar. Vendi me rreth 11 milionë banorë ka tani më shumë se 92.000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 1,714 vdekje, më shumë se 1.000 prej të cilave ishin vetëm muajin e kaluar.

Repartet e terapisë intensive po mbushen shpejt, thotë Associated Press, ndërsa izolimi që përfshinte dhe mbylljen e shkollave, u vendos në fillim të nëntorit. Të hënën, ushtria nisi ngritjen e një spitali fushor me më shumë se 50 shtretër në qytetin e Selanikut ku ka pasur një shpërthim të madh të sëmundjes. Sipas zëvendësministrit të mbrojtjes, Alkiviadis Stefanis, spitali do të jetë gati nga fundi i javës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK).

Gjendet i vdekur në moshën 77-vjeçare Sifis Valiraqis, ish-ministër i Pasok.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19 në 24 orët efundit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi sot se “forcat që angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’ pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799. 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga COVID-19.

Një total prej 509 rastesh me Covid-19 u diagnostikuan në Greqi të enjten, shtatë më pak se 516 raste që u regjistruan në vend një ditë m

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Zyrtarisht Greqia u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon. Por reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 72 raste të tjera të COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarv