Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Mësohet se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 7 viktima dhe 436 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 23,495 të prekur, ku 55.5% janë burra, shkruajnë mediat greke.

Kryesisht 3,404 e personave të prekur janë raste të konfirmuara nga udhëtimet e realizuara nga jashtë. Ndërkohë 86 persona janë në intubim, të cilët një pjesë e mirë e tyre kanë sëmundje shoqëruese.