Maqedonia e Veriut vijon të raportojë shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 3143 testime të kryera, 1,039 prej tyre kanë rezultuar pozitive ose e thënë ndryshe rreth 33%.

Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 15 persona nga COVID-19, duke e çuar bilancin total të viktimave në 1561.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut nga 56,164 persona të diagnostikuar me COVID-19, 33,892 janë shëruar ndërsa 20,711 raste ende janë aktive.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive në Shkup, në repartet e tjera të Qendrës Universitare si dhe në spitalet e qyteteve tjera janë të hospitalizuar 1,290 persona, shumica prej të cilëve janë në oksigjenoterapi.