Ç’po ndodh në Greqi, ‘mjerimi është i madh’, DW: Ajo që nuk parashikohet është…

05/10/2019 - 09:27

Në ishujt e Greqisë numri i refugjatëve po rritet. Kjo tregon sa e paplotë është politika e BE-së ndaj azilkërkuesve, thotë Jens Thurau.

Kujtdo që dëshiron të kuptojë tiparet kryesore të politikës së refugjatëve në Bashkimin Evropian, i duhen disa minuta për të lexuar ose dëgjuar. I komplikuar është ky qerthull. Ai parashikon marrëveshje me partnerë që nuk janë gjithmonë të parashikueshëm, siç është Turqia, dhe ngarkon shtete anëtare të veçanta si Greqia me barrë, të cilat shpesh rezultojnë të jenë shumë të rënda. Mbi të gjitha, politika e BE për azilkërkuesit ndjek një parim: të parandalojë sa të jetë e mundur fluksin e refugjatëve për në Evropë – nga Afrika, nga Siria, nga Afganistani – dhe të ndërtojë mure sa më të larta që të jetë e mundur. Në të njëjtën kohë, megjithatë, shumë vende të BE ende dëshirojnë të vlerësohen si streha të humanizmit dhe të të drejtave të njeriut.

BE me gjysmë zemre

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer duhet të merret me pasojat e kësaj politike me gjysmë zemre. Të premten ai përfundoi udhëtimin e tij të krizës në Turqi dhe Greqi, të planifikuar me nxitim. Sepse në ishujt grekë numri i refugjatëve kohët e fundit është rritur, mjerimi është i madh. Dhe Turqia ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj për trajtimin problematik të “marrëveshjes” që BE përfundoi me Turqinë në vitin 2016. Thelbi i saj është në vija shumë të përgjithshme: Turqia merr para dhe lëshime të tjera për të parandaluar që njerëzit, veçanërisht nga Siria, të vazhdojnë eksodin e mëtejshëm drejt Evropës. Vetëm se jo gjithçka funksionon aq mirë – nga të dyja palët jo.

Në vjeshtën e vitit 2015, Angela Merkel, kancelarja gjermane, vendosi në një situatë emergjente për një Evropë të hapur: kur refugjatëve në Hungari u duhej të prisnin në kushte të patolerueshme, ajo vendosi t’i linte ata të vinin në Gjermani. Kundër rregullit të BE, që kërkon që njerëzit të kërkojnë azil atje ku shkelin së pari në tokën evropiane. Që nga ajo kohë, kancelarja federale gjithashtu ka ndihmuar që hap pas hapi të mbyllet rruga drejt Evropës për azilkërkuesit dhe që kushtet e tyre të përkeqësohen.

Në thelb, kjo bëhet thjesht nga frika: prej trazirave të mundshme në shoqëritë evropiane, prej populistëve të krahut të djathtë në të gjitha vendet e BE-së. Disa prej këtyre vendeve udhëhiqen prej kohësh nga politikanë të tillë. Politika e azilit të BE, përfshirë shumicën e vendeve anëtare të tij, është kryesisht defensive. Prej vitesh BE nuk është në gjendje të pajtohet për një çelës, si të shpërndahen refugjatët, të cilët mbërrijnë kryesisht në vendet mesdhetare si Greqia apo Italia, me drejtësi dhe me kuptim në të gjitha vendet. Që kjo do të ndryshojë në të ardhmen, kjo nuk parashikohet.

Detyrë kryesore për Ursula von der Leyen-in

Por kjo do të ishte një politikë, që do të plotësonte nevojat e të paktën shteteve bazë të BE-së, si Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, skandinavët: që Evropa të përkufizohet qartë si një kontinent emigrimi, si ka qenë gjithmonë. Caktimi i kufijve për këtë dhe formulimi i rregullave të qarta për shpërndarjen e barrës, të cilën ta mbajnë të gjitha shtetet. Para së gjithash: trajtimi human i njerëzve që mbërrijnë në kontinent. Rreth 4000 refugjatë të mitur, të pashoqëruar në Greqi, për të cilët flasin organizatat e ndihmës, janë një dëshmi varfërie e gjithë BE.

Në një botë, ku rregullat vlejnë gjithnjë e më pak, Evropa – megjithë Brexitin, pavarësisht Donald Trump-it – duhet të rikthehet te vlerat e saj. Me këtë nuk dua të them që kontinenti të hapet pa plan. Por do të jetë një nga detyrat kryesore të Presidentes së re të Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që të kujdeset që politika e refugjatëve në BE të bëhet më e guximshme dhe më e besueshme – dhe që ajo të mos ndikohet nga populistët.

Burimi: DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abot

Kaos në ishullin grek të Samosit në Greqi. Refugjatët janë përleshur mes tyre duke i vënë flakën kampit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret shumë nga Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.

Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell  vizit

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori porosi shumë të rënda nga Donald Trump, që i përcolli i dërguari special i presidentit amerik

Gjatë një konference me kryeministrin slloven Marjan Sharec, Zaev u shpreh se Maqedonisë së Veriut duhet t'i hapen negociatat, duke motiv

Policia serbe ka arrestuar disa aktivistë të subjektit të Partisë Demokratike të Serbisë, të cilët kishin për qëllim të protestonin kundë

Drejtuesit më të lartë të policisë greke kanë dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, në lidhje me bllokimin e 700 kilogramëve

Greqia është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut sipas zv/ministri të Jashtëm të Greqisë, Miltiadhis Var