Daçiç: ‘Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në Nish

Postuar: 21/04/2017 - 08:36

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, thotë se BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe do të jenë përgjegjëset kryesore për pasojat nëse nuk reagojnë ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë.

Ai këtë e ka thënë pas deklaratave të fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe kryetarit të Bujanocit Jonuz Musliu për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe tri komunave shqiptare në jug të Serbisë.

Duke reaguar për fjalët e kryetarit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu tha se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës “është i pakuptimtë pa Luginën e Preshevës”, Daçiç ka thënë se politikanët shqiptarë po bëhen “kërcënimi kryesor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Evropë”, transmeton “lajmi.net”.

“Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thaçit dhe Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllim i të gjithë shqiptarëve. Sot, Musliu me këtë i është afruar edhe Nishit, nesër edhe Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin për këtë BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe? Nëse nuk e bëjnë edhe kësaj here, kur Shqipëria e Madhe ka arritur deri te Nishi, do të jenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për pasojat”, ka thënë Daçiç.

Ai më tej ka kërcënuar duke thënë se “shqiptarët duhet mirë t’i masin fjalët e tyre dhe t’i zgjedhin ato, sepse më në skenën ndërkombëtare nuk janë mbrojtësit e tyre të cilët kanë bombarduar Serbinë që t’ia marrin Kosovën”.

“Kjo më kurrë nuk do të përsëritet. Serbia askënd nuk po e provokon, por askujt nuk i frikësohet. Për fat të mirë, e gjithë kjo është vetëm një ëndërr e bukur”, ka thënë Daçiç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet me magnitudë prej 2,8 ballë Rihter dhe me intensitet III deri IV gradë sipas Shkallës europiane makroseizmike, është

Një bazë kokaine është zbuluar nga policia greke në zonën e Alimos në Athinë, ku u arrestua një shqiptar dhe 17 persona të tjerë.

Tërmeti i fortë që goditi ishullin Lesbos pak ditë më parë ka shkaktuar zhvendosjen me 4.4 centimetra nga ishulli tjetër Chios.

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka premtuar se do të bashkëpunojë me shqiptarët, nëse në të ardhmen rizgjidhet kryet

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2, shkalla Rihter, ka tronditur banorët e Lesbosit, të cilët po përjetojnë shqetësim të madh

Mediat greke japin detaje të reja lidhur me biznesmenin e kompanisë së naftës në Shqipëri që u kap me kokainë në Greqi.

Ana Brnabiç është kryeministrja e re e Serbisë. Ajo u emërua nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas daljes nga Zyra e Prokurorisë Speciale Publike, ku ai ishte i thirrur si dëshmitar dhe i dëmtua

Shënohet viktima e parë nga tërmeti që goditi të hënën pasdite ishullin e Lesbos në Greqi.

Tërmeti i fuqishëm prej më shumë se 6 ballësh që goditi sot brigjet turke dhe greke në Detin Egje ka rrafshuar pothuajse plotësisht një f