Daçiç: Kosova nuk mbijeton dot si shtet

Postuar: 19/04/2018 - 11:50

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi për mediat serbe se Kosova nuk do të mund të mbijetojë si shtet, e për këtë arsye do të bashkohet më Shqipërinë. Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, Daçiç u shpreh se Serbia dëshiron që të arrijë kompromis me Kosovën, por kjo sipas tij nuk do të mund të përdorej si kusht për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës “Trajnimi i liderëve politikë”, Daçiç tha se dialogu me Prishtinën po zhvillohet për të arritur marrëveshje, pasi ato nuk mund të jenë të njëanshme, ku njëra palë merr gjithçka dhe tjetra asgjë.

Ai theksoi se askush nuk mund të krijojë një shtet pa një marrëveshje të mëparshme dhe se Kosova nuk do të mbijetojë si shtet, por do të bashkohet me Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm serb shtoi se një situatë si ajo mes Serbisë dhe Kosovës mund t’i ndodhë çdo shteti dhe kjo është një arsye që të krijohen parime, të cilat do të duhej të respektoheshin nga të gjithë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev nuk ka shumë rëndësi mënyra si do të përkthehet në gjuhën shqipe emri i ri i Maqedonisë.

   Autoritetet qeveritare maqedonase janë të bindur se emri “Republika e Maqedonisë së Iindenit” është zgjidhje e mirë si për maqedonasit

Policia greke ka ndaluar në portin e Igumenicës një automjet që po transportonte 6 kilogramë heroinë.

Mali i Zi është duke planifikuar ngritjen e një gardhi në kufi me Shqipërinë për të bllokuar kalimin e emigrantëve.

   Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr n

   Ish-ministri i jashtëm i Serbisë dhe tashmë lider i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, Vuk Drashkoviq po i përkrah deklarimet e President

   Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive politike dhe krerëve shtetëror ka theksuar se opsioni dhe emri i propozuar që

Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin brenda Qershorit marrëveshjen për kufirin detar dhe po ashtu t’i japin zgjidhje  çështjeve të mbe

   Vendet e Ballkanit Perëndimor sot në Samitin e Sofjes kanë nënshkruar Marrëveshjen e Digjitalizimit.

   Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar në Sofje, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sot pasdite, se e ka pranuar një