Daçiç sillet si në kafene, ja çfarë ndodhi në fund të seancës në OKB (VIDEO)

11/06/2019 - 12:33

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe i është drejtuar duke iu referuar fjalimit të saj. Zëri i Amerikës publikon videon nga ky moment.

“Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje për shkëputje. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, tha ambasadorja Çitaku në seancë. “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, thotë zoti Daçiç në serbisht.

Ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara me të cilët ajo po bisedonte. Ambasadorja tha Zërit të Amerikës se zoti Daçiç e ndërpreu bisedën me ofendime te zhurmshme dhe të përsëritura.

“Unë isha e ulur me shpinë dhe (ministri i Jashtëm serb) Ivica Dacic filloi të flasë pas meje me zë të lartë”.
“Duke u munduar te me denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë nderkombetarë, zoti Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene
”, tha ajo. Ambasadorja Çitaku tha se ajo vetë as nuk u kthye dhe as nuk reagoi.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyl

Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtetet e Quintit.

Greqia nuk po gjen qetësi. Pas tërmetesh të fortë shteti helen po kërcënohet nga zjarret masive.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket”, tha se

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, zhvillon trajnimet në drejtimin Kriminalistikë dhe Detektiv, në ambientet universitare, laborator kr

Prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrups

Mëngjesin e kësaj të hëne, një tjetër termet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Shteti grek vazhdon përballjen me flakët e zjarrit të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut në mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë thirrje për paqe, solidaritet, m