Daçiç zbulon planin e Macronit për çështjen e Kosovës

02/10/2019 - 07:39

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka zbuluar porosinë e marrë nga presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me çështjen e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka thënë në New York se do të përfshihet në mënyrë aktive në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Macron më ka thënë që t’ia përcjelli mesazhin presidentit Aleksandar Vuçiç se do të bëjë të gjitha që i ka premtuar gjatë vizitës në Beograd dhe se vetëm është duke pritur përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë dhe në mënyrë aktive të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Daçiç për “Blic”, transmeton lajmi.net.

Daçiç ka thënë se Macron është ende me përshtypje të mira nga vizita e fundit në Serbi në mes të korrikut.

“Ai ka qenë aq i impresionuar sa që e ka njoftuar edhe gruan e tij. I ka thënë se si kishte kaluar, si kemi kënduar dhe se kurrë në asnjë vizitë në ndonjë tjetër shtet të huaj nuk kishte kaluar më mirë”, u shpreh Daçiç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mediat italiane paralajmëruan një ditë më parë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pritet të japë dorëheqje, pasi Këshilli

Ndonëse media italiane "Ansa" njoftoi sot se kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos ha

Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.

Një moment i pakëndshëm i ka ndodhur ish-Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras, teksa po udhëtonte me aeroplan.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abot

Kaos në ishullin grek të Samosit në Greqi. Refugjatët janë përleshur mes tyre duke i vënë flakën kampit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret shumë nga Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.

Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell  vizit

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori porosi shumë të rënda nga Donald Trump, që i përcolli i dërguari special i presidentit amerik