Sot në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës u zhvillua debat publik me profesor, funksioner dhe figura publike në Strugë

Në debat mori fjalën edhe Sekretarja e Komunës së Strugës znj. Sonja Stojkoska e cila diskutoi për rëndësine e zgjedhjes para së cilës jemi dhe integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.

“Me hyrjen në Bashkimin Evropian, të rinjtë me gjasë do ti ndjejnë dobitë eçështjes së tyre më të keqe – punësimi. Ata do ta shohin të ardhmen e tyre në shtëpi dhe do të vlerësohen për arsimimin dhe njohurinë e tyre. Jam krenare që sot kam nderin dhe së bashku do të marrim pjesë në shkrimin ehistorisë së vendit tonë", – nënvizoi Stojkoska.

Ky është një nga aktivitetet që mbahet para Referendumit, ku publikisht diskutohet për përfitimet që presin Maqedoninë në integrimin në BE dhe hyrjen në Nato.