Deklaratat e kryeministrit bullgar, Zaev: Ne do të hyjmë në BE si maqedonas

29/11/2020 - 18:11

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se maqedonasit do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian vetëm si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase.

“Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht! Ne shohim drejt Evropës, kjo është mënyra e vetme për të nesërmen tonë më të mirë. Populli maqedonas gjithmonë ka qenë dhe do të jetë largpamës. Të gjitha telashet, pushtimet dhe bllokadat u tejkaluan dhe u kapërcyen për shkak të dëshirës për një të nesërme më të mirë dhe një jetë më të mirë”, ka shkruar Zaev në rrjetin social Facebook.

Ai këto komente i bëri pas deklaratës së kryeministrit bullgar Bojko Borisov, i cili mohoi ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari.

Madje, Borisov në një deklaratë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” akuzoi, siç ka thënë ai, “komunistët bullgarë të kontrolluar nga Moska staliniste” se me forcë kanë asimiluar bullgarët në maqedonas.

“I vetmi vend që do të donte të fillonte bisedimet e pranimit me republikën tonë fqinje, edhe më shumë se Gjermania, është Bullgaria. Por për habinë time, një rezolutë e fundit e Parlamentit Evropian mbi Bullgarinë ngriti çështjen e një pakice të pretenduar maqedonase në Bullgari. Nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Çfarë lloj pakice maqedonase duhet të ketë në Bullgari? Dhe meqenëse socialistët në Bullgari votuan për rezolutën në Parlamentin Evropian, ata padyshim gjithashtu besojnë se një pakicë e tillë jeton me ne. Në vend që të kemi një debat pozitiv në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne tani po shkojmë drejt një debati krejt tjetër. Më duhet të them se jam vërtet i shqetësuar për këtë”, ka deklaruar Borisov.

Ndërkohë, Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, në një letër drejtuar kryeministrit Zaev, ka inkurajuar Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të arrijnë marrëveshje për çështjet dypalëshe që do të hapte rrugën drejt procesit të integrimit të Maqedoninë se Veriut në Bashkimin Evropian.

“Ne ju inkurajojmë juve, dhe shtetet anëtare të BE-së, të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për çështje bilaterale, jashtë procesit të integrimit të vendit tuaj në BE dhe të bëni përparim në këto aspirata duke hapur dhe mbyllur kapitujt e negociatave. Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja për të vazhduar bisedimet në frymën e vullnetit të mirë dhe për të ruajtur angazhimin tonë për të siguruar të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, që vendi ka treguar se e meriton,” ka shkruar ambasadori Reeker./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Zyrtarisht Greqia u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon. Por reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 72 raste të tjera të COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarv

Greqia vijon të rihapet ekonomikisht pas një bllokimi prej thuajse 10 javësh tashmë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur i bindur në parlament mbi projekt-ligjin për të shtrirë zonën bregdetare në 12 milje në d

Është shtyrë me një ditë debati në parlamentin grek lidhur me projekt-ligjin e Ministrisë së Jashtme për shtrirjen  me 12 milje të Greqis

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Serbia nisi të martën një fushatë masive vaksinimi Covid-19 dhe u bë vendi i parë evropian që përdori vaksinën Sinopharm të prodhuar në K

Të martën (19 janar) parlamenti në Athinë vendos mbi zonën-dymbëdhjetë-milje në Perëndim.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar pak raste nga COVID-19 në 24 orët e fundit, por numri i viktimave mbetet ende i lartë.