Deputeti shqiptar me koronavirus, rezultojnë pozitiv edhe bashkëshortja dhe vajza 3 muajshe

31/05/2020 - 16:36

Deputeti shqiptar, njëherësh nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri njoftoi sot në profilin e tij në Facebook se ai, gruaja e tij dhe vajza tremuajshe janë pozitiv në COVID-19.

Zekiri shkruan se vetë ai nuk ka as edhe një simptomë të infeksionit por pasi ka rezultuar pozitiv në koronatestin që i është bërë së fundmi, është izoluar së bashku me familjen. 

Ai madje u ka kërkuar falje të gjithë njerëzve me të cilët ka qenë në kontakt së fundmi, për atë që siç thotë ai, i ka vendosur në pozitë të palakmueshme. 

“Miq të dashur, edhe krahas respektimit të rreptë të masave dhe kontakteve minimale me njerëzit, dëshiroj t’ju informoj se unë së bashku me gruan dhe vajzën time tremuajshe kemi dalë pozitiv në testin për KOVID 19. Për fat të mirë, nuk kam asnjë simptomë, por kam dalë pozitiv në test.

Nëse vëreni simptomën më të vogël tek ju ose të dashurit tuaj, këshillohuni me mjekët e familjes dhe mos refuzoni të testoheni. Më vjen keq dhe kërkoj falje nëse pa dijeni e kam vendosur dikë në pozitë të palakmueshme ditët e fundit”, komunikoi Zekiri në profilin e tij në Facebook.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maqedonia e Veriut regjistroi këtë të shtunë 8 viktima nga koronavirusi.

Greqia ka regjistruar 41 raste të reja me COVID-19,m nga të cilat vetëm 13 janë raste të brendshme.

Në Kroaci, së shpejti do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar sëmundjen COVID-19, të cilën e

Një përgjim, ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev teksa ofendon shqiptarët, po bën xhiron e rrjetit.

6 persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

10 persona të infektuar me koronavirus në Serbi kanë humbur jetën gjatë natës së kaluar në spitalin "Novi Pazar".

Me iniciativën e Berlinit dhe Parisit përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë dialogun, që u ndërpre papritmas një vit më parë.

Janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ngarkuari i BE Mirsolav Lajçak është takuar në Berlin me autoritetet gjermane.