Dilaver Bojku, alias Leku, u vra sot me armë zjarri në në plazhin e Strugës që ishte në pronësi të tij.

Sulmi ndodhi në rreth orës 16:45 në kafiterinë “Aqua Bluesky” që ishte gjithashtu pronë e Bojkut.

Sipas raporteve të medias, një person i panjohur deri në këto momente, i është afruar Bojkut përderisa ai ka qenë në plazhin e tij Akua Blu, në bregun e liqenit rreth orës 16:45, dhe ka shkrepur disa plumba në drejtim të tij.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi me shpejtësi është larguar nga vendi me motoçikletë.

Nga policia deri më tani nuk japin detaje, ndërsa në proces është formimi i ekipit hetues policor që do të punojë në zbulimin e rastit./Gazeta Express