Dialogu/ Ja kërkesa e BE-së karshi Kosovës dhe Serbisë

25/05/2020 - 09:53

Bashkimi Evropian vazhdon të proklamojë unitet karshi qasjes që synon të aplikojë në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, me gjithë deklaratat kontradiktore sa u përket opsioneve dhe kompromiseve që mund t’i bëjnë palët. Një përfshirje më të madhe në këtë proces e kanë paralajmëruar Gjermania dhe Franca, nëpërmjet ministrave të Jashtëm. Në një opinion publikuar në “Kohën Ditore”, ministrat kanë folur për urgjencën e rinisjes së dialogut, duke përmendur edhe mundësinë e organizmit të një samiti tjetër në Paris.

Teksa shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, para disa ditësh ka thënë se, mundësia e shkëmbimeve territoriale mes Kosovës dhe Serbisë është çështje që duhet t’u lihet palëve të vendosin, vartësi i tij Mirosllav Lajçak, i cili është caktuar emisar special për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, e ka përjashtuar mundësinë që shkëmbimi i territoreve të jetë në agjendën e tij.

Në zyrën e Komisionit Evropian kanë thënë se BE-ja është unike sa u përket kornizave dhe parimeve që duhet ndjekur në dialogun mes dy vendeve, dhe se nuk ka dallime në qëndrime, raporton KOHA.

“Deklaratat e përfaqësuesit të lartë/zëvendëspresidentit (HRVP), Josep Borrell, dhe përfaqësuesit special të BE-së (EUSR), Miroslav Lajçak, janë konsistente dhe në përputhje me qëndrimet tona të kahershme. Të pretendosh ndryshe është keqinterpretim dhe në fakt është jo i saktë. J. Borrell vazhdimisht ka mbrojtur qëndrimin që Serbia dhe Kosova pa vonesa duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura – ky është prioritet për Bashkimin Evropian dhe gjithashtu duhet të jetë edhe për ta”, ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes finale, sipas Stanos, ajo duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, në respektim edhe të së drejtës ndërkombëtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ngarkuari i BE Mirsolav Lajçak është takuar në Berlin me autoritetet gjermane.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, tha se Shtetet e Bashkua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se “do të kërkojë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të rëndësishëm politik” në dialogu

Serbia ka arritur numrin më të lartë të viktimave që nga nisja e epidemisë së Covid-19 në mars.

Greqia ka pësuar një rritje të rasteve me COVID-19 duke regjistruar 43 në 24 orët e fundit.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë për të mbyllur kufirin me Serbinë, pas shtimit të rasteve

Greqia ka vendosur që të mbyllë nga sot, nga ora 06.00 sipas orës lokale, kufirin për të gjithë shtetasit serbë që duan të hyjnë në terri

Në Maqedonisë e Veriut ka ndërruar jetë mjeku i parë i diagnostikuar me COVID-19.