“Do t’ju shkund nga brekët”, mesazhi i prokurores për gjyqtarët

20/11/2019 - 19:55

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Maqedoninë e Veriut për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie të Katica Janevës ka sjellë një përplasje mes prokurores Vilma Ruskoska dhe kolegjit të gjykatësve që morën vendimin.

Shefja e Prokurorisë për Krimin e Organizuar, Vilma Ruskoska i ka dërguar një mesazh një prej gjyqtarëve të trupës që mori vendimin për Janevën duke i thënë “se do tua shkund brekët të gjithëve në Këshill, me hetim financiar”.

“Nëse ti dhe Këshilli e keni liruar Katicën, ta dish se do t'ua shkund brekët të gjithëve në Këshill, me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, kurrë nuk do të hyjmë në BE. Nëse nuk është Këshilli yt, kërkoj ndjesë. Por nëse është, do ta shihni”- shkruhet në mesazhin e saj.

Publikimi i këtij mesazhi ka sjellë reagimin e Gjykatës së Apelit, e cila e cilëson këtë një kërrcënim të hapur dhe cenim të detyrës së gjykatësve.

“Sjellja e këtillë e prokurorit publik paraqet shfrytëzim të pozitës si prokurore publike dhe përmes paraqitjes publike të imponohet ekzistimi i elementit të korrupsionit gjatë veprimit të Këshillit penal dhe të ngitet dyshim i pabazë rreth plotfuqisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Këshillit penal”,- thonë nga Gjykata e Apelit.

Prokuroria Publike ka reaguar duke thënë se fjalët e prokurores “duhet të kuptohen si shprehje e dëshpërimit momental”.

Katica Janeva ndërkohë është zhvendosur në banesën e saj pas 92 ditësh në paraburgim. Avokatja e saj e dënoi gjithashtu sjelljen e Ruskoskës duke e cilësuar si skandaloze.

Ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Katica Janeva  është pjesë e të akuzuarve në rastin “Reket”. Ajo akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin i kanë zhvatur mbi 1.5 milionë euro biznesmenit Orce Kamçev duke i premtuar lirimin nga burgu.

Skandali i rastit Janeva ishte shumë i rëndë për vendin fqinj, pasi ajo u vendos në krye të prokurorisë speciale, e cila u krijua me mbështetjen e Bashkimit Europian për të hetuar rastet e korrupsionit në nivelet e larta. Rasti “Reket” dëmtoi rëndë besueshmërinë e këtij institucioni pasi në të është përfolur përfshirja e zyrtarëve të lartë, madje edhe vetë kryeministri Zoran Zaev.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit, midis palëve fituese ende nuk ka një koalicion qeverisës.

Pas Shqipërisë, tërmeti është zhvendosur në Greqi, ku janë regjistruar një sërë lëkundjesh të njëpasnjëshme.

"Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis sa i përket zgjidhjet së çështjes së Kosovës".

Opozita serbe akuzon presidentin Aleksandar Vuçiç për trafik droge.

Maqedonia e Veriut ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, nisur nga shpërblimi me çmimin në fjalë për Letërsi të Peter Handk

Më shumë se dy e treta e qytetarëve do të votonte për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO nëse nesër do të mbahej një referendum për ke

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër heli

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin e Turqisë, Reccep Tajip Erdogan gjatw të mërkurës, në një përpje

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor Greqia ishte një nga vendet e para që iu gjendën pranë Shqipërisë menjëherë pa

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar lëkundje sizmike edhe në vendin tonë.