Faktori ndërkombëtar i bën thirrje Kosovës për ratifikimin e marrëveshjeve të negociuara financiare

20/05/2020 - 11:19

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, krerët e misioneve të BE-së, ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, kreu i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, si dhe menaxheri i Bankës Botërore në këtë shtet, kanë thënë të mërkurën se mirëpresin të gjitha diskutimet për marrjen e masave me qëllim të luftimit të koronavirusit në Kosovë, teksa kanë bërë thirrje për ratifikimin e marrëveshjeve të negociuara financiare me BE-në, shtetet e saj anëtare dhe institucionet ndërkombëtare financiare.

“Ne besojmë se në këtë kohë të paqartësive të mëdha, të gjitha palët duhet të lënë anash dallimet dhe të punojnë së bashku në të mirë të njerëzve”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Faktori ndërkombëtar duket se u është referuar negociatave të autoriteteve të Kosovës me një varg institucionesh financiare ndërkombëtare, për kredi në vlerë mbi 300 milionë eurove, me qëllim të përballimit të krizës së krijuar nga koronavirusi.

Një prej tyre është me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), e cila ka miratuar një kredi për Kosovën, në vlerë prej 35 milionë eurosh.

Përveç kësaj, zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi ka thënë ditë më parë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova është në negociata edhe me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një kredi prej 25 milionë eurosh.

Nga Komisioni Evropian po ashtu është premtuar një kredi prej 100 milionë eurosh.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Kosovës, me dy të tretat e votave.

Andaj problematike konsiderohet miratimi i tyre, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë tashmë në detyrë të Kosovës, pasi kjo e fundit është sponsorja kryesore e ligjeve të cilat miratohen në kuvend. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqi

Cikloni mesdhetar ka mbërritur gjithashtu në Kretë duke prekur më shumë pjesën perëndimore të ishullit.

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut Gordana Jankulovska përmes Facebook-ut është prononcuar se nuk ka ndërmend të arratiset.

Mijëra azilkërkues janë zhvendosur në një strukturë të re të përkohshme në ishullin grek Lesbos, thanë zyrtarët qeveritarë të shtunën, 10

Cikoni "Ianos" pasi goditi Thesalinë dhe Fthiotidën duket se ka marrë një kurs të ri drejtimi.

Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter ka tronditur vendin tonë fqinj, pak çaste pas ciklonit që përfshiu vendin.

Tetë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë regjistruar 144 raste të reja ng

Mëngjesin e sotëm cikloni “Ianos” ka goditur brigjet e Greqisë duke shkaktuar dëmtime në ishujt e Kefalonisë dhe Zakynthos.

Në Sarajevë sot pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 nd