Flamuri grek i ngjyrosur me bojë të kuqe dhe himni turk në dron, incidenti që po alarmon Greqinë

27/09/2020 - 17:24

Greqia i bëri thirrje të dielën Turqisë të dënojë dhe hetojë atë që tha se ishte një fyerje ndaj flamurit të saj kombëtar në ishullin grek të Kastellorizos.

Media greke raportoi se flamuri kombëtar bardhë e blu që valëvitej mbi një kodër, ishte ngjyrosur me bojë të kuqe. Ishulli Kastellorizo ndodhet shumë pranë bregdetit turk. Autoritetet nuk kanë ende informacion rreth përgjegjësve mbi incidentin.

“Dënojmë hapur fyerjen e flamurit grek në Kastellorizo”, thuhej në një deklaratë të dielën të ministrisë së Jashtme greke. “Presim që autoritetet turke ta dënojnë dhe hetojnë menjëherë incidentin, në mënyrë që fajtorët të dalin para drejtësisë. Veprime të tilla të papranueshme duhen parë vetëm nën dritën e zbutjes së tensioneve mes dy vendeve”, thuhej gjithashtu në deklaratë.

Autoritetet turke nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi incidentin. Një zyrtar tha se policia greke ka nisur hetimet. Media greke njoftoi gjithashtu se një dron i pajisur me një altoparlant nëpërmjet të cilit dëgjohej himni kombëtar turk, fluturoi të shtunën mbi ishullin Kastellorizo.

Greqia dhe Turqia nuk bien dakord mbi një sërë çështjesh, përfshirë këtu atë që lidhet me shtrirjen e shelfit të tyre kontinental.

Tensionet u ndezën muajin e kaluar pasi Turqia dërgoi një anije për kërkime sizmike në ujërat e pretenduara nga të dyja palët shoqëruar nga anije të vogla luftarake, me qëllim planifikimin e shpimeve të mundshme për naftë e gaz në një zonë që mendohet të jetë e pasur me burime energjetike.

Këto zhvillimeve çuan në një përplasje në det mes një anije luftarake turke dhe një greke. Që atëherë, Turqia e ka tërhequr anijen Oruc Reis dhe të dy vendet kanë rënë dakord të rinisin bisedimet mbi çështje që lidhen me eksplorimin në det./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata me pandeminë në të gjithë Europën po i çon disa shtete drejt një mbylljeje tjetër.

934 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Dy fëmijë kanë humbur jetën në ishullin grek të Samos, vetëm 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit shkatërrues.

Sizmiologu grek, Vassilis Papazachos ka deklaruar se tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë do të ketë pasgoditje të tjera në ditët e ardh

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pak minuta më parë Turqinë dhe ishujt grekë në Egje.

Kosova dhe Serbia diskutuan në Bruksel për çështje të pronës dhe të pretendimeve financiare.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot sërish një bilanc të rënduar nga COVID-19. 862 raste të reja janë shënuar sot, 8 më pak se dje.

Vijon të rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Greqi.

Republika e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut së shpejti do të arrijnë marrëveshje për krijimin e një pike të përbashkët kufitare që mundë

Politikani shqiptar në Malin e Zi Dritan Abazoviç është kërcënuar me jetë.