Franca e njeh Serbinë si “partnerin e parë në rajon”

12/07/2019 - 23:00

Ambasadori i Francës në Serbi, Frederic Mondoloni, tha të premten në Beograd se vizita e presidentit francez, Emmanuel Macron, në Serbi, më 15 dhe 16 korrik, është shenjë e interesimit të Parisit për Serbinë si “partner i parë në rajon”. Kjo vizitë, sipas tij, shpreh edhe interesimin e shtetit francez për Ballkanin Perëndimor.

“Kjo tregon një interes të ri të Francës për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe dëshirën që marrëdhënies dypalëshe me Serbinë – sigurisht partnerin tonë të parë në rajon – t’i japim një shtysë të re”, tha ai.

Ambasadori njoftoi hapjen e një zyre rajonale të Francës në Beograd, për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve “evropiane” dhe për të siguruar “tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pati thirrur një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor më 1 korrik në Paris, mirëpo ai u anulua. Takimi, nën organizimin e Macronit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, ishte paralajmëruar gjatë një takimi të formatit të ngjashëm në Berlin, në fund të prillit.

Të dy udhëheqësit evropianë kishin provuar të bindin, Kosovën dhe Serbinë, të vazhdojnë dialogun, mirëpo palët nuk ishin tërhequr nga pozicionet e tyre.

Serbia kërkon heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogun, ndërkaq kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj insiston në një kornizë marrëveshje për dialogun i cili, sipas tij, duhet të prodhojë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti serb në një konferencë për mediat e ka cilësuar dorëheqjen Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit të Kosovës një mashtri

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë këtë të premte në kryeqytetin grek, duke krijuar panik te qytetarët të cilët dolën në rrugë.

Komandanti i lartë i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali amerikan, Tod Wolters, qëndroi për një vizitë në Kosovë, gjatë së cil

Komandanti më i lartë i NATO-s u takua të mërkurën me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë serbë në Beograd, vizita e tij e parë në Serbi q

Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi, lajm që ka gjetur vend në mediat vendase dhe ato europiane e botërore.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njoftoi se në procedurë qeveritare është vendimi për shkarkimin e mbi 50 drejtorëve dhe a

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon një vizitë dyditore në Beograd.

Menjëherë pas bastisjes së shtëpisë, kryeprokurores speciale publike të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e cila dha papritur dorëheqj