Gjykata e Apelit konfirmon dënimet për grupin e Kumanovës

18/09/2019 - 08:33

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte dënuar me 746 vjet burgim. Për veprën terrorizëm ishin dënuar gjithsej 37 persona, shumica shtetas të Kosovës, të cilën ishin shpallur fajtorë  për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në 'Lagjen e Trimave', në  Kumanovë.

Gjatë luftimeve që kishin zgjatur dy ditë ishin vrarë 8 pjesëtarë të  forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Shtatë  pjesëtarë të grupit ishin dënuar me burg të përjetshëm, 13 janë dënuar  me nga 40 vjet burg, derisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg. Të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë.

Pjesëtarët e grupit, gjatë procesit të gjatë gjyqësor kanë hedhur  poshtë akuzat për terrorizëm, duke theksuar se në 'Lagjen e Trimave' në  Kumanovë, kishin shkuar për t’i tërhequr vërejtjen autoriteteve maqedonase, për siç kanë thënë, “mosrealizimin e drejtave të  shqiptarëve” sipas asaj që ishte paraparë në Marrëveshjen e Ohrit.

Pjesëtarët e grupit dhe pala mbrojtëse ka kërkuar hetim ndërkombëtar,  ndërsa ka përsëritur qëndrimet se rasti ka qenë i orkestruar nga  qeveria e kaluar për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet, me të cilat përballej ajo, në veçanti me aferën e përgjimeve dhe raste tjera.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se mbeten në qëndrimin mbi nevojën e zbardhjes së këtij rasti dhe se pasi të ketë një epilog  gjyqësor, do të mund të inkuadrohen ekspertët ndërkombëtarë.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj në një prononcim për media kishte kërkuar që grupi të ekstradohet në Kosovë për vuajtjen e dënimit më burg. Pas vërtetimit të dënimit, pala  mbrojtëse ka të drejtën e ankimimit të vendimit të Apelit në Gjykatën Supreme. /REL/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mali i Zi shpalli ditën e sotme fundin e pandemisë së COVID-19. Ku vendim erdhi me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik.

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski është testuar për Covid-19 ku ka rezultuar negativ.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi sot në konferencë për shtyp për mbajtjen e zgjedhjeve dhe situatën e krijuar pas përhapjes së kor

Ka shkuar në 177 numri i viktimave bilanci i Greqisë sa i përket koronavirusit.

Deputeti shqiptar, njëherësh nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri njoftoi sot në profilin e tij në Facebook se ai, gruaja e tij dhe vajz

Numri i shtuar i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi është shkaku kryesor për gjendjen e jashtëzakonshme që shpalli president

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë për qytetarët serbë është “politik”.

Vetëm 5 raste të reja me koronavirus  u konfirmuan sot në Greqi, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Greqia ka publikuar listën me 29 shtete që do të hapë kufijtë për turizëm duke filluar nga 15 qershori.

Janë rritur në mënyrë drastike rastet dhe viktimat nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.